Flash News

E-TJERA

Policia ndalon mjetin luksoz/ Arrestohen 14 shoferë, ndëshkohen 2356 të tjerë

Policia ndalon mjetin luksoz/ Arrestohen 14 shoferë, ndëshkohen 2356

Fundjava ka shtuar kontrollet e Policisë Rrugore në shumë akse. Policia bën me dije se nga denoncimet e qytetarëve është bërë i mundur ndalimi i një mjeti luksoz, drejtuesi i të cilit kryente manovra të rrezikshme dhe ecte me shpejtësi të lartë në aksin Durrës-Tiranë.

Drejtuesi 27-vjeçar J.V. u arrestua në flagrancë, u ndëshkua me masë administrative me 30.000 lekë të reja dhe iu pezullua leja e drejtimit për një periudhë 20 mujore. Sipas policisë, i riu drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

Ndërkohë në rrugën interurbane Tiranë - Elbasan, janë evidentuar nga radari shpejtësi që varionin nga 158 km/orë deri në 175 km/orë. Ndërsa në rrugën interurbane Fier - Vlorë u konstatua një person që drejtonte mjetin me shpejtësi 136 km/orë në gjendje të dehur dhe me një patentë angleze të falsifikuar

Gjatë 24 orëve të fundit, janë arrestuar në flagrancë 14 drejtues mjetesh, nga të cilët 8 për drejtim mjeti në gjëndje të dehur dhe 6 pa leje drejtimi.

Policia njofton se janë pezulluar 66 leje drejtimi, nga të cilat 48 për drejtim mjeti me shpejtësi tej normave të lejuara dhe 18 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur. Gjithashtu, janë ndëshkuar me masë administrative 2356 drejtues mjetesh për shkelje të Kodit Rrugor.

Të fundit