Flash News

E-TJERA

Policia ndërhyn në mesnatë për të larguar protestuesit, Lapaj përfundon te Trauma me fraktura në kokë

Policia ndërhyn në mesnatë për të larguar protestuesit,

Gjatë mesnatës, policia ka ndërhyrë sërish ndaj protestuesve të “Shqipëria Bëhet” për t’i larguar nga Kryeministria, aty ku protestojnë çdo ditë prej gati një muaji.

Mësohet se ka pasur përplasje të dhunshme mes policisë dhe protestuesve, të cilët kanë rezistuar për të mos i lejuar efektivët t;i largojnë.

Gjatë përplasjeve kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj ka marrë dëmtime në kokë nga një bombul gazi dhe është dërguar drejt Spitalit të Traumës,

Mësohet se Lapaj ka pësuar fraktura në kokë dhe po merr ndihmë mjekësore.

Të fundit