Flash News

E-TJERA

Policia në aksion për kapjen e krahut të djathtë të Ervis Martinajt

Policia në aksion për kapjen e krahut të djathtë të

Policia e shtetit ka zbarkuar në Sauk, ku dyshohet se ndodhet Eljon Hato, i njohur si mik i ngushtë i Ervis Martinajt.

Eljon Hato është shpallur në kërkim si i dyshuar në dosjen ‘Metamorfoza’, ndërsa njihet edhe si ‘ushtar’ i Ervis Martinajt.

Hato ka qenë i përfshirë në vrasjen e bujshme në zonën e ish-bllokut në vitin 2018, ku mbeti i vrarë Fabiol Gaxha. Hato mbeti i plagosur në përplasjen me armë brenda lokal “Monopol”, u arrestua nga policia, por më pas disa kohësh u la i lirë.

Më 12 maj të vitit 2014, Eljon Hato, asokohe 24 vjeç nën efektin e alkoolit ka vrarë një moshatarin e tij pas një sherri banal. Emri i Hatos doli dhe në përgjimet në kuadër të operacionit ‘Metamorfoza’.

Të fundit