Flash News

E-TJERA

Policia nis kërkimet për Ahmetajn, kontrolle në banesat e tij dhe të familjarëve

Policia nis kërkimet për Ahmetajn, kontrolle në banesat e tij dhe

Një ditë pasi Gjykata e Posaçme ka miratuar urdhër-arrestin për ish-zv.kryeministrin Arben Ahmetaj, Policia e Shtetit ka nisur kërkimet për arrestimin e tij.

Mësohet se drejtoria kundër krimit ekonomik ka nisur kontrollet në disa banesa të Ahmetajt për ta gjetur atë fizikisht.

Kërkime janë shtrirë edhe në banesat e familjarëve të ish zyrtarit të lartë dhe do të vazhdojnë deri sa të krijohet bindja që Ahmetaj nuk ndodhet në territorin shqiptar.

Kujtojmë se avokatët e Ahmetajt kanë deklaruar se ky i fundit ndodhet në Britaninë e Madhe.

 

Të fundit