Flash News

E-TJERA

Video/ Makina bie nga mbikalimi i Saukut, humbin jetën dy vajza, plagosen 4 persona

Video/ Makina bie nga mbikalimi i Saukut, humbin jetën dy vajza, plagosen 4

Dy persona kanë humbur jetën dhe 4 të tjerë janë plagosur rëndë si pasojë e një aksidenti të rëndë që u shënua pasditen e sotme te mbikalimi i Saukut në Tiranë.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, nga aksidenti kanë humbur jetën dy vajza, identitetet e të cilave nuk janë bërë të ditura ende.

Policia sqaron se Q. K., duke drejtuar automjetin, në unazën lindore dyshohet se duke dalë për tek rrethrrotullimi i Tegut, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe ka dalë nga rruga duke rënë nga mbikalimi, mbi kofanon e një automjeti tjetër.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 17:55, në rrethrrotullimin pranë qendrës tregtare “TEG”, ka ndodhur një aksident rrugor ku janë përfshire automjeti tip “Audi” dhe automjeti tip “Honda”.

Referuar mekanizmit dhe të dhënave paraprake dyshohet se automjeti tip “Audi” me drejtues shtetasin K. R., vjeç 24, ka qenë duke udhëtuar ne unazën lindore me drejtim levizje nga Farka per tek rrethrrotullimi pranë Teg, dhe pasi ka humbur kontrollin, duke thyer barrierat rrethuese te mbikalimit, ka përfunduar në autostradën Tiranë-Elbasan, duke aksidentuar automjetin tjetër tip “Honda”, me drejtues shtetasin me iniciale Q. K., rreth 60 vjeç.

Si pasojë e aksidentit rrugor kanë humbur jetën dy shtetase të pa identifikuara akoma, të cilat ishin pasagjere ne automjetin “Audi” si dhe ka mbetur i dëmtuar rëndë drejtuesi i këtij automjeti, si dhe shtetasit A. K., 51 vjeç, O. K, 24 dhe Q. K, rreth 60 vjeç, që udhetonin me automjetin tjetër.

 



Të fundit