Flash News

E-TJERA

Policia nuk e shoqëroi në ceremoninë mortore të fëmijëve, avokati i Erdgys Arrazit: Është në gjendje të rëndë psikologjike

Policia nuk e shoqëroi në ceremoninë mortore të

Avokati i Erdgys Arrazit, Blerim Bazhdari ka folur për mospranimin e policisë për të shoqëruar klientin e tij në varrimin e dy fëmijëve të tij ditën e sotme.

Bazhdari tha në një lidhje telefonike për emisionin “Shqipëria Live”  në Top Channel, se drejtoria e Burgjeve dhe prokuroria dhanë lejen që kërkohej nga Arrazi por policia nuk pranoi të bënte shoqërimin e tij. Ndërsa zbuloi si detaj edhe faktin që dëshira e Erdgys Arrazit ishte që bashkëshortja e tij, Alma Arrazi dhe fëmijët të mbytur në lumin Bunë, të varroseshin në të njëjtin vend.

“Nuk ka pasur dëshirë t’i ndajë, prandaj ka kërkuar që edhe e shoqja të prehet pranë fëmijëve. Nuk ka dashur që t’i ndajë. Por Erdgysi është në gjendje të rëndë psikologjike. Në momentin që takon klientin tim me atë lloj gjendje, është shumë e vështirë të diskutosh për gjëra të tjera”, u shpreh avokati .

Të fundit