Flash News

E-TJERA

Policia operacion anti-drogë në Fushë-Krujë/ Mbollën tokat me kanabis, arrestohen 6 persona

Policia operacion anti-drogë në Fushë-Krujë/ Mbollën
Foto ilustruese

Gjashtë persona kanë rënë pranga, pasi në bashkëpunim kishin kultivuar lënë ndarkotike në tokat e tyre. Gjithashtu janë proceduar në gjendje të lirë dy persona të tjerë dhe është shpallur në kërkim një tjetër.

Operacioni i policisë ka çuar në konstatimin se në fshatrat Shalqet dhe Larushk të Njësisë Administrative Thumanë, personat e mësipërm kishin mbjellë kubikë dhe fidanë të dyshuar si kananbis sativa.

Të arrestuarit janë: Xh. B., banues në Shalqet; E. B., banues në Shalqet; Y. H., banues në Halil; Xh. N., banues në Thumanë; B. N., banues në Thumanë dhe V. l., banues në Larushk. Ata akuzohen për "Kultivim të bimëve narkotike" kryer në bashkëpunim.

Në gjendje të lirë janë proceduar A. N., për "Moskallëzim krimi" dhe G. L., për "Kultivim të bimëve narkotike" kryer në bashkëpunim. Ndërkohë është shpallur në kërkim shtetasi A. B.

Të fundit