Flash News

E-TJERA

Policia procedon Noizyn dhe i vendos 10 milionë lekë gjobë, arsyeja

Policia procedon Noizyn dhe i vendos 10 milionë lekë gjobë,

Policia e Durësit ka proceduar penalisht dy persona, pasi ka konstatuar se dy lokale që mbanin muzikën ndezur përtej orës së lejuar.

Njëri prej të proceduarve është reperi i njohur shqiptar, Rigels Rajku, i njohur me emrin e artit si Noizy, i cili është pronar i një lokali në qytetin bregdetar. Personi tjetër i proceduar është shtetasi Indrit Deti, administrator i një tjetër lokali.

"Shërbimet e Policisë kanë konstatuar dhe proceduar penalisht për veprën penale “Prishja e qetësisë publike” shtetasit: Indrit Deti, 26 vjeç (administrator i një subjekti) dhe Rigels Rajku, 35 vjeç, (pronar i një subjekti), banues në Durrës, pasi u konstatuan duke vijuar organizimin e aktivitetit me muzikë, në lagjen nr.13 Plazh, Durrës, pas orarit të përcaktuar për mbyllje." thuhet në njoftimin e policisë.

Për të dy subjektet është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë, për shkelje të orarit të përcaktuar në aktin normativ, për zhvillimin e aktiviteteve.

Të fundit