Flash News

E-TJERA

Policia reagon për atentatin në ‘Don Bosko’, identifikohet viktima dhe katër të plagosurit

Policia reagon për atentatin në ‘Don Bosko’, identifikohet

Zbardhen emrat e viktimës dhe të plagosurve nga atentatit me armë zjarri pasditen e sotme në zonën e ‘Don Boskos’ në Tiranë.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, viktima është identifikuar si Erion Çela, 35 vjeç, ndërsa nga të shtënat janë plagosur katër persona të tjerë, konkretisht: Arben Dani, 46 vjeç, Azbi Selmani 19 vjeç, Blerim Cela 28 vjeç dhe Edmond Srroi 41 vjeç. 

"Më datë 04.01.2022, rreth orës 16:15, në "Don Bosko", në ambientet e një lokali dyshohet se është qëlluar me armë zjarri nga jashtë, në drejtim të një tavoline ku ishin ulur pesë shtetas.

Si pasojë e të shtënave, shtetasi Erion Çela, 35 vjeç ka humbur jetën,  dhe janë plagosur shtetasit Arben Dani, 46 vjeç, Azbi Selimaj 19 vjeç, Blerim Cela 28 vjeç dhe Edmond Srroi 41 vjeç. 

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në të gjitha pikat hyrëse-dalëse të Tiranës dhe në brendësi të lagjeve ku dyshohet se janë larguar personat, të cilët pasi kanë qëlluar me armë zjarri, janë larguar me një automjet tip "Mercedes-Benz".

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes", njofton Policia. 

Nga të dhënat e deritanishme, viktima dhe të plagosurit ishin të ulur në një tavolinë lokal, ndërsa autorët kanë qëlluar me breshëri kallashnikovi nga jashtë. Më pas, autorët janë larguar me 'Benz' ngjyrë të zezë në drejtim të Laprakës.

Policia në vendin e ngjarjes ka sekuestruar kamerat e sigurisë dhe ka nisur hetimet.

Të fundit