Flash News

E-TJERA

Policia refuzon kërkesën e PD për protestën e 6 dhjetorit në Bulevard: Cenim i sigurisë kombëtare

Policia refuzon kërkesën e PD për protestën e 6 dhjetorit

Policia e Tiranës ka refuzuar kërkesën e kreut të PD Sali Berishës për të zhvilluar protestë më 6 dhjetor, ditën kur në Tiranë organizohet samiti me liderët e BE.

Në shkresën e policisë drejtuar Partisë Demokratike thuhet se në kuadër samitit në vendin e njoftuar për mbajtjen e tubimit janë marrë masa për ruajtjen e sigurisë dhe çdo organizim i kësaj natyre përbën rrezik për sigurinë.

"Vendosa të ndaloj zhvillimin e tubimit të kërkuar nga ana juaj në 16.12.2022, ora 12.00 deri në orën 16.00, në vendin e përcaktuar në kërkesë. Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë mbetet e angazhuar për të garantuar të drejtën e çdo qytetari për të marrë pjesë në tubime paqësore dhe mirëpret çdo njoftim tuajin për zhvillimin e tubimit në një vend alternativ, jashtë perimetrit të sigurisë.

Ju sjellim në vëmendje se për veprime në kundërshtim me ligjin do të ndërmerren masa administrative dhe penale,"-shkruhet në shkresën e Policisë së Shtetit. 

Policia refuzon kërkesën e PD për protestën e 6 dhjetoritPolicia refuzon kërkesën e PD për protestën e 6 dhjetorit

Të fundit