Flash News

E-TJERA

Policia rrethon News24, reagon Unioni i Gazetarëve Shqiptarë: Alert për lirinë e medias, të mos bllokohet puna

Policia rrethon News24, reagon Unioni i Gazetarëve Shqiptarë: Alert

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ka reaguar pasi Policia e Shtetit ka rrethuar prej më shumë se dy orësh godinën e News24, me pretendimin se ndërtesa i përket i përket kompanisë së prodhimi të armëve.

USGH shpreh shqetësim për situatën e krijuar dhe kërkon që institucionet shtetërore të mos bllokojnë punën e gazetarëve. UGSH e ka cilësuar alarm për lirinë e medias.

REAGIMI:

Policia e Shtetit ne mjediset e Televizionit News 24 dhe setit mediatik Panorama Group, UGSH në ankth për lirinë e raportimit dhe ushtrimit të detyrës nga gazetarët

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë sapo është informuar nga kolegë të Neës 24 se qysh në orët e para të ditës së sotme forca të shumta policore, mjete dhe përfaqësues nga institucione të shtetit kanë hyrë në mjediset e dy kompanive mediatike Media Focus Group dhe Panorama Group me pretendimin për lirimin e mjediseve, të cilat sipas autoriteteve u përkasin subjekteve shtetërore. Ndërkohë që drejtuesit e kompanisë mediatike prej dekadash i zotërojnë me qira këto objekte. Mes mediave dhe institucioneve shtetërore ka pasur konflikte gjyqësore për këtë shkak.

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ndjek me shqetësim maksimal situatën që po ndodh momentalisht në mjedisin e News 24 dhe setit tjetër mediatik.

UGSH kërkon nga institucionet shtëtërore të mos bllokojnë dhe aq më keq të ndërpresin punën e gazetarëve dhe ndërprerjen e punës raportuese të kanalit të rëndësishëm informuese në hapësirën kombëtare.

Ne po ndjekim me vëmendje komunikimin dhe sqarimet e palëve në këtë përplasje e cila ka një histori pararendëse.

UGSH është në alert për lirinë e medias dhe të ushtrimit të funksionit për gazetarët e këtij seti mediatik.

Zyra Informuese

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë

Të fundit