Flash News

E-TJERA

Policia Rrugore e Tiranës, 25 drejtues mjetesh të arrestuar dhe mbi 10 mijë gjoba

Policia Rrugore e Tiranës, 25 drejtues mjetesh të arrestuar dhe mbi 10

Komisariati i Policisë Rrugore Tiranë ka publikuar bilancin 1 javor të masave administrative të aplikuara ndaj drejtuesve të automjeteve për shkelje të ndryshme.

Gjatë 1 jave janë arrestuar 10 persona për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, 2 persona për pa leje drejtimi, 12 persona për shkelje të rregullave të qarkullimit, si dhe 1 për largim nga vendi i aksidentit, në total 25 persona.

Ndërkohë masat administrative të aplikuara

• 10.301 masa administrative të vendosura, mesatarisht 1,471 në ditë.

• 62 masa për xhama të zinj.

• 747 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara.

• 306 masa për përdorim celulari gjatë drejtimit.

• 623 masa për mos vendosjen e rripit të sigurimit.

• 7 masa për mosrespektim të sinjalit “Stop”.

•  564 masa për mosdhënie përparësi qytetarëve.

• 6.324 masa për qëndrim të gabuar.

• 894 masa për mospërdorim të kaskës mbrojtëse/jelekut fosforeshent, neni 169.

Pezullime dhe bllokime:

• 32 raste pezullim për drejtim nën ndikimin e alkoolit.

• 29 raste për tejkalim shpejtësie.

• 14 raste të ndryshme

Policia njofton se 9 automjete u bllokuan, përfshirë 4 me targa të huaja.

Të fundit