Flash News

E-TJERA

Policia Rrugore me "dorë të hekurt": 11 shoferë të arrestuar, 50 patenta të bllokuara dhe 1804 gjoba në 24 orët e fundit

Policia Rrugore me "dorë të hekurt": 11 shoferë të

11 drejtues mjetesh të arrestuar, 50 patenta të pezulluara dhe 1804 gjoba është bilanci i masave të marra nga Policia Rrugore për 24 orët e fundit në të gjithë vendin.

Burime zyrtare bëjnë me dije se nga 11 të arrestuarit, 6 prej tyre janë vënë në pranga për drejtim mjetin në gjendje të dehur, ndërsa 5 të tjerë për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Ndërsa sa i përket lejeve të drejtimit të pezulluara, policia njofton se: 35 prej tyre janë pezulluara për shkak të drejtimit të mjeti me shpejtësi tej normave të lejuara, që varionte deri në 182 km/h në rrugën interurbane Fier-Vlorë, dhe 15 leje drejtimi për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit. 

"Gjatë 24 orëve të fundit, si rezultat i kontrolleve dhe denoncimeve në Komisariatin Dixhital e në numrin pa pagesë 112, janë ndëshkuar me masë administrative 1804 drejtues mjetesh, për shkelje që janë rrezik potencial për përfshirje në aksidente rrugore, si parakalime e manovra të rrezikshme në rrugë, shpejtësi tej normave të lejuara, përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, mosvendosje të rripit të sigurimit apo kaskës mbrojtëse, drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit apo pa leje drejtimi." thuhet gjithashtu në njoftimin e policisë.

Policia Rrugore, apelon për zbatim me rigorozitet të rregullave të qarkullimit rrugor si dhe fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin e emergjencave 112, çdo paligjshmëri.

Të fundit