Flash News

E-TJERA

Policia Rrugore publikon bilancin javor: Mbi 11,700 gjoba dhe 27 arrestime

Policia Rrugore publikon bilancin javor: Mbi 11,700 gjoba dhe 27 arrestime

Policia Rrugore ka publikuar statistikat javore për periudhën nga data 28 shtator deri më 2 nëntor 2024, duke raportuar masa të shumta për shkelësit e rregullave të qarkullimit.

Sipas të dhënave të Komisariatit të Policisë Rrugore në Tiranë, janë ndërmarrë veprime të ashpra për të rritur sigurinë në rrugë, duke përfshirë arrestime, gjoba dhe pezullime të patentave.

Masat kryesore të ndërmarra nga Policia Rrugore:

27 arrestime dhe procedime penale:

11 persona janë ndaluar për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.
4 persona janë kapur duke drejtuar pa leje drejtimi.
9 persona kanë kryer shkelje të ndryshme të rregullave të qarkullimit.
2 raste për largim nga vendi i aksidentit.
1 rast i mosbindjes ndaj punonjësit të rendit publik.
Masa administrative:

Totali i gjobave të vendosura ka arritur në 11,704, me një mesatare prej 1,672 masash në ditë.
454 masa janë vendosur për tejkalim shpejtësie.
204 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit.
592 masa për mosvendosje të rripit të sigurimit.
519 masa për mosdhënie përparësi këmbësorëve.
8,249 masa për parkim të gabuar.
791 masa për mos përdorimin e kaskës ose jelekut fosforeshent për motoçiklistët.
Pezullime dhe bllokime:

6 raste të pezullimeve për drejtim nën ndikimin e alkoolit.
11 pezullime për tejkalim të normave të shpejtësisë.
10 automjete u bllokuan për shkelje të rënda, përfshirë edhe raste kur drejtuesit nuk kishin me vete dokumentet e nevojshme.

Të fundit