Flash News

E-TJERA

Policia sekuestron karrocat e petullave në Shëngjin, Pjerin Ndreu "spastron" plazhin nga shitësit ambulant

Policia sekuestron karrocat e petullave në Shëngjin, Pjerin Ndreu

Policia e Bashkisë së Lezhës ka larguar ditën e sotme shitësit ambulant nga plazhi i Shëngjinit, duke iu sekuestruar me forcë karrocat me të cilat ata shisnin.

Lajmin e ka bërë me dije ish-kryeministri Sali Berisha, i cili ka publikuar në rrjetet sociale denoncimin e një qytetari dixhital të ardhur në adresë të tij.

Sipas denoncuesit, në Shëngjin janë rreth 150 shitës ambulantë që do të ngelen pa punë, dhe shtonb më tej se policia bashkiake ka sekuestruar karrocat e petullave pa asnjë procesverbal.

Postimi i plotë:

Ne narkoshtet beteja eshte kunder atyre qe rroptohen per kafshaten. Ata nuk merren me droge!
Lexoni mesazhin dhe shikoni fotot. sb
Pershendetje z doktor doja te ndaja me ju shqetsimin e mbi 150 tregtarve ambulanet ne shengjin ku vite me rradh kan punuar dhe siguruar te ardhurat familjare pasi gjendja ekonomike e gjithesecilit prej tyre esht shum e dobet dhe sot sikur mos tu mjaftonin te gjitha hallet dhe problemet qe kan po perballen me arrogancem e policeve te pirin ndreut shebull i marr nga policet e lali erit ku kercenojen shantashojen dhe sekuestrojen karroca petullash pa asnje proqesferbal perkates,faleminderit.

Të fundit