Flash News

E-TJERA

Policia sërish aksion në MEK, kontrolle në kamp

Policia sërish aksion në MEK, kontrolle në kamp

Policia e Shtetit është vendosur këtë të enjte para kampit të muxhahedinëve në Manëz të Durrësit.

Mësohet se aksioni i sotëm policor është në vijim të operacionit të zhvilluar më 20 qershor. Një numër forcash policore ndodhen para kampit të MEK dhe kontrollojnë mjetet që hujnë dhe dalin nga kampi.

Kontrollet po zhvillohen në kuadër të mbikëqyrjes për persona të dyshuar se brenda kampit kryejnë sulme kibernetike.

Më 20 qershor, kontrolli i policisë në MEK u shoqërua me përplasje mes efektivëve dhe muxhahedinëve. Këta të fundit pretendonin se policia po vepronte njësoj si terroristët, ndërsa situata agravoi deri në përdorimine gazit lotjsellës.

Të fundit