Flash News

E-TJERA

Policia shqiptare pengon protestën e PDIU, Shpëtim Idirizi: Në kohë pandemie Greqia na flet me duart e forta

Policia shqiptare pengon protestën e PDIU, Shpëtim Idirizi: Në

Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi, është shprehur nga protesta që po zhvillon partia e tij kundër vizitës së ministrit të jashtëm grek, Nikos Dendias për marrëveshjen e detit, se policia nuk ka dhënë leje për protestën dhe protestuesit e PDIU janë rrethuar nga forcat policore.

Idrizi thekson se Shqipëria ka humbur mjaft tokë e det dhe s’duhet të vijojë më por Greqia edhe në kohë COVID-i i flet vendit tonë me duart e forta.

Siç u lajmërua edhe ditën e djeshme, protesta e PDIU ka në fokus tri çështje me rëndësi si: Çështja Çame, heqja e ligjit të luftës dhe zgjerimi i Greqisë me 12 milje në detin Jon.

 ”Jam i detyruar që të bëj një prononcim të shkurtër. Është një shtetrrethim i vërtetë nga Policia shqiptare. Kishim bërë kërkesë për protestë paqësore me rastin e vizitën së ministrit të jashtëm grek. Për t’i kujtuar çështjen çame, kërkimin e faljes, pronat, sigurisht edhe për kufijtë detarë. Shqipëria boll ka humbur tokë e det.

Fatkeqësisht leja dhe njoftimi jonë është refuzuar me justifikimin e COVID-19. Ne do e bënim me distancim social, pankarta dhe foni. Fatkeqësisht ësthë i turpshëm reagimi dhe arsyeja. Shohim përditë asambletë e Ramës, mbledhje partie e konferenca dhe s’ka problem. Nuk e zgjodhëm ne që në kohë COVID-i të bëjmë protestë, por në kohë COVID-i Greqia në flet më duart e forta.

Më vjen keq që jemi duke u vendosur para vëllezërve tanë të Policisë, jam i bindur që mendojnë si ne. Ne nuk ke mi dalë të fshihemi", është shprehur Idrizi.

 

Të fundit