Flash News

E-TJERA

Policia spanjolle çmonton organizatën e kultivimit të marijuanës, 10 shqiptarë në pranga

Policia spanjolle çmonton organizatën e kultivimit të

Policia spanjolle ka arrestuar dhjetë persona me kombësi shqiptare dhe po heton 2 të tjerë, të gjithë të dyshuar si të përfshirë në një organizate kriminale, në kuadër të operacionit “PERICULUM”.

Në këtë aksion, sipas mediave vendase, janë çmontuar gjithsej 9 makroplantacione marijuanë, me 44382 bimë (në komunat Secastilla, Boltaña, Aínsa, Benabarre, Tierrantona dhe Fanlo). Operacioni, i cili është kryer në periudhën mars-nëntor të këtij viti, në rajonet Sobrarbe dhe Ribagorza, ka pasur ndërhyrjen e 82 rojeve civile, duke çmontuar 20 kampe të fshehura në zona të pyllëzuara të vështira për t'u arritur.

Lënda narkotike e kultivuar, më pas shitej në Evropë. 

Të fundit