Flash News

E-TJERA

Policia sqaron ngjarjen tragjike: Ja pse humbi jetën futbollisti 15-vjeçar, Silvio Dumani

Policia sqaron ngjarjen tragjike: Ja pse humbi jetën futbollisti

Policia e Shtetit ka sqaruar shkakun e vdekjes tragjike të futbollistit 15-vjeçar të Akademisë së Elbasanit, Silvio Dumani, i cili u nda nga jeta më 30 nëntor, duke u bazuar nga rezultati paraprak i hetimeve.

Sipas njoftimit zyrtar, adoleshenti dyshohet se 15-vjeçari ka konsumuar fostoksinë.

“Në Spitalin Rajonal Elbasan është dërguar për mjekim një 15-vjeçar, i cili më pas është dërguar në QSUT, por pavarësisht ndërhyrjeve mjekësore, ai ka humbur jetën. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se 15-vjeçari ka konsumuar fostoksinë. Materialet procedurale për rastin iu referuan Prokurorisë, për vlerësim”, thuhet në njoftimin e policisë.

Silvio Dumani ishte pjesë e Akademisë së Futbollit në Elbasan dhe vdekja e tij e parakohshme ka shkaktuar tronditje në komunitetin sportiv dhe më gjerë. Hetimet mbi ngjarjen vijojnë.

Të fundit