Flash News

E-TJERA

Policia u sekuestron drogë me vlerë 1 mln euro, arrestohet çfti shqiptar në Itali

Policia u sekuestron drogë me vlerë 1 mln euro, arrestohet çfti

Policia italiane sekuestroi rreth 70 kg drogë, mes tyre hashash, kokainë dhe marihuanë, ndërsa vuri në pranga një çift bashkëshortësh shqiptarë me banim në Mestre.

Sipas mediave italiane, automjeti ku ishte çifti shqiptar ndërroi menjëherë drejtim sapo panë policinë. Kjo ka ngjallur dyshime, ndaj policia i ka ndaluar dhe shoqëruar drejt shtëpisë së tyre për një kontroll të imtësishëm të mjetit.

Pas kontrollit, në oborrin e shtëpisë, efektivët konstatuan një tjetër makinë ku brenda bagazhit, u gjet një sasi prej 20 kg kanabis. Në këtë moment, burri shqiptar tentoi të arratisej me vrap, por nuk i ka shpëtuar dot policisë. Efektivët më pas kontrolluan banesën e çiftit ku gjetën të fshehura brenda aspiratorit të kuzhinës, një sasi prej 300 gramës kokainë.  

Në një tjetër banesë të tyre, policia gjeti edhe 18 thasë me 47 kilogramë kanabis.

Sasia e lëndës narkotike të sekuestruar nga autoritetet italiane, kapte vlerën e 1 mln eurove në treg.

 

Të fundit