Flash News

E-TJERA

Policia zbardh vrasjen e biznesmenit Eduart Reçi, arrestohen dy vëllezër, njëri oficer policie

Policia zbardh vrasjen e biznesmenit Eduart Reçi, arrestohen dy

Policia e Shtetit ka zbardhur atentatin e ndodhur më 13 nëntor 2024, në rrugën “Faik Konica” në Tiranë, ku u vra biznesmeni Eduart Reçi. Pas hetimeve intensive, janë arrestuar dy vëllezër, Sh.D., 48 vjeç, oficer policie, dhe F.D., 45 vjeç, të cilët dyshohen si autorët e krimit.

Sipas Policisë, motivi i ngjarjes lidhet me një konflikt mbi pronësinë e një trualli ndërtimi, ku viktima po planifikonte ndërtimin e një pallati. Trualli ndodhej pranë pronës së vëllezërve, me të cilët Reçi kishte pasur përplasje.

Gjatë kontrollit të kryer më 23 nëntor, në bazë të vendimit të Gjykatës, autoritetet sekuestruan një armë zjarri të dëmtuar, gjashtë objekte të ngjashme me silenciatorë, mekanizma për prodhimin e tyre, jelekë antiplumb dhe pajisje elektronike, të cilat dokumentojnë përgatitjet dhe aktivitetin kriminal të të dyshuarve.

Prokuroria e Tiranës njoftoi se vëllezërit akuzohen për veprat penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit.”

Policia nënvizon se hetimet janë ende në proces për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe për të individualizuar përgjegjësitë penale të autorëve.

Të fundit