Flash News

E-TJERA

Policia “zbarkon” në terren, apel drejtuesve të mjeteve për shkak të motit të keq

Policia “zbarkon” në terren, apel drejtuesve të mjeteve

Policia rrugore ka rritur prezencën e saj në të gjitha akset rrugore dhe qendrat urbane, veçanërisht në akset rrugore malore që janë përfshirë nga reshjet e dëborës.

Shërbimet e Policisë Rrugore janë në gatishmëri në rast nevoje me qëllimin e parandalimeve të aksidenteve rrugore dhe për t’iu dhënë ndihmë atyre.

Policia e Shtetit apelon që të gjithë drejtuesit e mjeteve të respektojnë udhëzimet e Policisë dhe të autoriteve të tjera dhe të zbatojnë rregullat e qarkullimit.

Drejtuesit e automjeteve dhe motomjeteve të mos kryejnë parakalime të gabuara, të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit dhe të vendosin rripin e sigurimit.

Gjithashtu frmat kontraktore po hedhin kripë në të gjitha akset rrugore, me qëllim që të mos krijohen ngrica dhe akull për shkak të rënies së temperaturave.
Në rast të një problemi kontaktoni në numrin pa pagesë 112 dhe shërbimet e Policisë do t’ju vijnë në ndihmë.

Të fundit