Flash News

E-TJERA

"Policinë me çuna problematikë, s'e ka frikë njeri!" Mesazhi i Neritan Liçajt: Paraardhësit e tyre kanë përfunduar keq

"Policinë me çuna problematikë, s'e ka frikë
Në foto: Aktori Neritan Liçaj

Aktori Neritan Liçaj, pjesë e protestës pas dhunimit të 4 aktivistëve të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, zgjodhi t’iu kujtonte pushtetarëve se janë shërbëtorë të popullit.

Referuar dhunës së policisë ndaj qytetarëve por edhe aktivistëve nëpër protesta, Liçaj thekson se “Policinë me çuna problematikë, nuk e ka frikë njeri”.

“Pushtetarët të lënë agallëkun, janë shërbëtorë të popullit. Ka 8 vjet që ushtrojnë dhunë e largojnë rininë e prodhojnë varfëri.

Të ulin kokën e të thonë kaq ditëm e kaq bëmë. Policia me çuna problematikë, nuk e ka frikë njeri. Edhe paraardhësit e tyre, kushdo që është sjellë me dhunë ka përfunduar keq”, tha Liçaj.

Të fundit