Flash News

E-TJERA

Politico: Anëtarësimi në BE i Ballkanit Perëndimor mbetet i pakapshëm, pavarësisht Samitit

Politico: Anëtarësimi në BE i Ballkanit Perëndimor mbetet i

Tirana priti dje Samitin BE-Ballkanin Perëndimor ku morën pjesë liderët evropianë dhe ata të rajonit.

Politico shkruan se progresi i anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, qëllimi përfundimtar i gjashtë anëtarëve të rajonit të Ballkanit Perëndimor, mbeti i pakapshëm.

Presidenti i KE Charles Michel tha se shpreson që në ditët në vijim do të jepet një sinjal i mirë për dhënien e statusit të kandidatit për vendin ballkanik.

Por, ndërkohë që BE-ja mbrojti angazhimet e saj financiare për Ballkanin Perëndimor, domethënë një Plan Ekonomik dhe Investimesh prej 30 miliardë eurosh i fokusuar në projektet e infrastrukturës.

Ministrat evropianë janë planifikuar të diskutojnë çështjen në një takim më 13 dhjetor në Bruksel, pasi Komisioni Evropian rekomandoi dhënien e statusit të kandidatit për Bosnjën dhe Hercegovinën në tetor me kusht që të ndërmerren hapa të caktuar.

Udhëheqësit e BE-së që takohen në një samit më 15 dhjetor do të vendosin nëse do t'i japin statusin e kandidatit Bosnje dhe Hercegovinës.

Në një deklaratë të përbashkët të lëshuar pas samitit, BE rikonfirmoi "angazhimin e saj të plotë dhe të qartë ndaj perspektivës së anëtarësimit në Bashkimin Evropian të Ballkanit Perëndimor. Por kjo duhej të bazohej në reforma të besueshme nga partnerët; kushtëzimi i drejtë dhe rigoroz", thuhet në deklaratë.

Në deklaratë thuhej gjithashtu se partnerët duhet të përputhen me masat kufizuese të BE-së – një referencë e koduar ndaj refuzimit të Serbisë për të miratuar sanksione kundër Rusisë për pushtimin e saj në Ukrainë.

Të fundit