Flash News

E-TJERA

Politika i ndau, por fëmijët i bënë krushq. Martohen djali i deputetit të PS me vajzën e ish-ministrit të LSI

Politika i ndau, por fëmijët i bënë krushq. Martohen djali i

Në politikë shihen si rivalë të paktën që pas zgjedhjeve të 25 prillit, por fëmijët i bënë sërish bashkë.

Djali i deputetit tashmë të PS, Nasip Naço, ish ministër i LSI është martuar me vajzën e Edmond Haxhinasto, pjesë e LSI dhe ish ministër i kësaj force politike.

Politika i ndau, por fëmijët i bënë krushq. Martohen djali i

Prej vitesh, djali i Naços, Franko është në një marrëdhënie me vajzën e Haxhinastos, Elizën, me të cilën është njohur kur ishin në shkollë.

Së fundmi, ata kanë kurorëzuar dashurinë në martesë, pas shumë vitesh bashkë, në një ceremoni buzë detit. Siç duket edhe nga fotot, Eliza shfaqet shumë elegante, me një fustan tejet fin me flokët bjonde të lëshuara, ndërsa shoqërohet nga i ati, Edmond Haxhinasto.

 

Të fundit