Flash News

E-TJERA

Politika nën 'ethet' e fushatës, Meta: Shpërthimi i kanabisit në vit zgjedhor, traditë e njohur! Bosët e vërtetë kurrë nuk preken

Politika nën 'ethet' e fushatës, Meta: Shpërthimi i

Ndërsa ndodhemi nën ‘ethet’ e fushatës për zgjedhjet e 25 prillit, Presidenti Meta ka ngritur shqetësimin e përdorimit nga forcat politike të grupeve kriminale si mjet përfitimi për t’u ngjitur në pushtet.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta vë në dukje se ‘për të mbuluar bosët e krimit’, shpesh në kultivimin e narkotëve e pësojnë ata hallexinjtë, të cilët janë të detyruar të bëhen punëtorë të këtyre grupeve për të siguruar të ardhurat.

“Shpërthimi i kanabisit në vit zgjedhor është traditë e njohur tashmë për t'u përdorur si mjet përfitimi për grupet kriminale që marrin përsipër kontrollin elektoral të qarqeve të caktuara por edhe si mjet shantazhi ndaj shumë hallexhinjve që në mungesë të mbështetjes shtetërore për aktivitetet bujqësore, blegtorale, të agrobiznesit dhe agroturizmit janë të detyruar të bëhen punëtorë të këtyre grupeve kriminale.

Bosët e vërtetë kurrë nuk preken por shpesh për të prodhuar statistika fiktive, arrestohen gra dhe burra të moshuar si grup i strukturuar kriminal”, shkruan Meta.

Politika nën 'ethet' e fushatës, Meta: Shpërthimi i

Të fundit