Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
"Politika nuk do që emigrantët të votojnë", Fuga: Ata s'mund t'i trajtosh si debila, nuk pranojnë propagandë dhe bosin politik

"E vërteta është se askush në politikë nuk i do emigrantët më të kthehen në shtëpi." Kështu shprehet akademiku Artan Fuga lidhur me emigrantë, i ndikuar dhe nga vendimi i qeverisë për karantinë e detyrueshme 14 ditore për emigrantët nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut gjatë javës së zgjedhjve parlamentare.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Fuga shkruan se emigracioni nuk shkatërron jetën e emigrantëve, por të atyre që mbeten. Sipas tij, politika nuk do që ata të votojnë pasi nuk ka patronazhist që i kap dhe nuk ka sondazh që e parashikon votën e tyre.
Akademiku shton më tej se emigrantë janë të emancipuar dhe dhe nuk mund t'i trajtosh si debila dhe t'u tregosh se një qytet do kulla, se pyllëzimi është të ngulësh në beton pemë prej letre, se matësi i elektrikut rrotullohet dhe kur nuk ke asnjë dritë hapur, se kjo e se ajo dhe se ata nuk pranojnë propagandë dhe bosin politik që fryhet nga televizioni në televizion.
Postimi i Artan Fugës:
Emigracioni nuk shkatërron jetën e emigrantëve! Harrojeni këtë budallik! Shkatërron jetën e atyre që mbeten. Prandaj i ngjan një dige të çarë, pas të parëve ikin të dytët, të tretët, të katërtët!
E vërteta është se askush në politikë nuk i do emigrantët më të kthehen në shtëpi. Një pjesë e madhe e tyre i ngjanë robërve te shpella e Platonit që kurrë nuk kishin parë dritë me sy. Njeri prej tyre, doli dhe pa që jashtë kishte diell. U kthye dhe ua tha të tjerëve. Ata e morrën për të çmendur! E rrahën, e shanë, e pështynë!
Prandaj nuk kthehen emigrantët! Kanë frikë se i marrin për të çmendur!
Cfarë thua mo? Ku ka dritë? Cfarë është kjo drita? Lidheni mo këtë se ky gënjen popullin!
Kështu edhe emigrantët janë shumë të emancipuar për të duruar jarabi-arabi-turqininë se jetojnë në lagjet e Londrës, Romës, Bostonit, etj. Nuk do njeri sepse ata votojnë të lirë dhe nuk ka patronazhist që i kap. Nuk ka sondazh që e parashikon votën e tyre. Doni fakte? E patë si ua mbyllën derën për votime atyre në Greqi! Se nuk i mbanin dot në karantinë dhe atje t'u çonin fletët e votimit! Sapo mbaruan zgjedhjet, i lanë përsëri të hyjnë! Nuk i do njeri sepse ata kudo t'i punësosh nuk durojnë dot politizimin e qendrave të punës, arbitraritetin e bosave. Ata kanë energji shpërthyese sepse kurdoherë ashtu e kanë pasur. Ata e dinë si organizohet shoqëria, nuk u ka vdekur delli i punës, dhe nuk mund t'i trajtosh si debila dhe t'u tregosh se një qytet do kulla, se pyllëzimi është të ngulësh në beton pemë prej letre, se matësi i elektrikut rrotullohet dhe kur nuk ke asnjë dritë hapur, se kjo e se ajo. Ata nuk pranojnë propagandë dhe bosin politik që fryhet nga televizioni në televizion. Për cdo kokërr qindarkë të harxhuar si taksa, ata duan shërbimin! Nuk i do njeri sepse për ta nuk ka vende pune, se ata kërkojnë garë me konkurrencë për vende pune.
Përndryshe mjaftojnë tre a katër masa të forta ekonomike dhe emigrantët duke qenë atje ku janë mund të integrohen shumë bukur në Shqipëri.
Emigrantët dhe Shqipëria! Në librin tim SHOQERIA PERIFERIKE kam treguar se çështja nuk është aspak ashtu sikurse shtrohet!
Lexojeni dhe më thoni! Mos e lini në rafte të myket!
Na gënjejnë!
Ju gënjejnë!
Nuk është e vërtetë se politika dëshiron që ata të kthehen, por të mos kthehen.
Politika do që ata të mos votojnë, jo të votojnë. Kush nuk kupton këtë ose është naiv, ose është i përdorur! Për përdorimin e tyre ne kemi edhe një ministri e përdorimit të emigrantëve, ose e budallallepsjes të emigrantëve!
Pa emigrantët, ta mbash në gjumë popullsinë, është gjëja më e lehtë në botë! Të administrosh ata që e kanë mendjen për të ikur është thjesht një lojë fëmijësh!
Hera e parë në histori që Shqipërisë i ndodh kështu që pas emigrimit të arbërve pas rënies së Krujës e më pas! Osmani nuk kishte problem të nënshtronte ata që mbeteshin!
Problemi i emigrimit nuk është fati i keq i emigrantëve ! Mos u gaboni! Emigracioni shkatërron jetën e atyre që mbeten në Shqipëri. Nuk është ashtu si kujtoni!
Unë e kam vërtetuar këtë dhe nuk ka njeri që e luan!
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38