Flash News

E-TJERA

Politika reagon për humbjen e jetëve të 45 shqiptarëve nga MV: S'ka fjalë për tragjedinë, dhimbje!

Politika reagon për humbjen e jetëve të 45 shqiptarëve nga

Politika shqiptare ka reaguar për ngjarjen e rëndë që ndodhi mëngjesin e sotëm. Aksidenti që ndodhi në Bullgari iu mori jetën 45 shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, mes të cilëve ishin 12 fëmijë. Presidenti Ilir Meta ka përcjellë ngushëllimet për jetët e humbura, ndërsa iu ka uruar shërim të shpejtë të plagosurëve.

"Hidhërim i madh dhe trishtim i thellë për humbjen aksidentale tragjike të jetës të bashkëkombësve tanë nga Maqedonia e Veriut. Në këto çaste të rënda i shpreh ngushëllimet më të thella familjarëve dhe autoriteteve të vendit fqinj, si dhe uroj shërim sa më të shpejtë dhe të plotë për të mbijetuarit!"-shkruan Meta në Facebook.

"S'ka fjalë për tragjedinë e autobusit nga Maqedonia e Veriut në Bullgari, ku kanë humbur jetën thuajse të gjithë udhëtarët... Dhimbje". Është ky mesazhi që ka shkruar në rrjetet sociale kryeministri Edi Rama.

Në të njëjtën linjë dhe krydemokrati Lulzim Basha ngushëllon familjarët e viktimave, ndërsa shprehet i shokuar për numrin e jetëve të humbura të shqiptarëve të MV.

"I shokuar nga tragjedia e tmerrshme në Bullgari që shkaktoi humbjen e kaq shumë jetëve të pasagjerëve, përfshirë shumë bashkombas tanë e mes tyre shumë të mitur. Ngushëllimet më të ndjera familjeve të viktimave. Zoti ju dhënë forcë në përballimin e kësaj dhimbje të tmerrshme", shkruan Basha në Tëitter.

Më herët ka qenë ministrja Olta Xhaçka që ka përcjellë ngushëllimet për jetët e humbura, duke konfirmuar se viktimat ishin shqiptarë.

 

Të fundit