Flash News

E-TJERA

Politika shqiptare dënon sulmin: Rusia të tërhiqet! Jemi me Ukrainën në këtë orë të errët

Politika shqiptare dënon sulmin: Rusia të tërhiqet! Jemi me

Kanë ardhur reagimet e para nga politika shqiptare pas nisjes së sulmit rus në Ukrainë. Presidenti Ilir Meta dënon sulmin e pajustifikueshëm të Rusisë, ndërsa thekson s ekjo e fundit ka shkelur ligjin ndërkombëtare.

Kreu i shtetit i bën thirrje Rusisë të tërhiqet nga veprimet ushtarake, duke nënvizuar se Shqipëria është me Ukrainën në këto momente të vështira.

“Shqipëria dënon sulmin e pajustifikueshëm të Rusisë ndaj Ukrainës, duke shkelur ligjin ndërkombëtar dhe duke kërcënuar jetën e civilëve të pafajshëm.

I bëjmë thirrje Rusisë të tërhiqet nga veprimet ushtarake kundër integritetit territorial dhe sovranitetit të Ukrainës! Shqipëria qëndron me Ukrainën dhe popullin e saj në këtë orë të errët!”-shkruan Meta në Facebook.

Edhe kryeministri Edi Rama dënon sulmin rus, ndërsa thekson se Shqipëria është në krah të NATO-s dhe BE-së.

“Ne bashkohemi me NATO-n dhe aleatët e BE në dënimin e ashpër të agresionit të Rusisë. Mendimet tona janë me popullin ukrainas”, shkruan Rama në Twitter.

Në të njëjtën linjë edhe kryedemokrati Lulzim Basha shpreh solidaritetin me popullin ukrainas dhe dënon sulmin rus. Ai bën thirrje për një reagim të shpejtë, të bashkuar dhe të fortë nga OKB, NATO dhe BE kundër agresionit rus.

“PD dënon ashpër agresionin ushtarak të Rusisë kundër Ukrainës, një shkelje e rëndë e ligjit ndërkombëtar. Ne qëndrojmë pranë popullit të Ukrainës ndërsa ata përballen me kërcënime për jetën e tyre nga agresioni i paprovokuar rus.

Ne bëjmë thirrje dhe mbështesim një reagim të shpejtë, të bashkuar dhe të fortë nga OKB, NATO dhe BE kundër këtij akti lufte kundër lirisë dhe sovranitetit të Ukrainës dhe kundër paqes dhe stabilitetit në Evropë dhe më gjerë”, shkruan Basha në Twitter.

 

Të fundit