Flash News

E-TJERA

"Politika të rrijë larg", Lame i përgjigjet akuzave të Koçit: Kam çuar dosje për hetim, SPAK dhe Prokuroria të na ndihmojnë

"Politika të rrijë larg", Lame i përgjigjet akuzave

Drejtori i Përgjithshëm i kadastrës, Artan Lame ka reaguar pas akuzave të deputetit të zgjedhur të Partisë Socialiste, Petro Koçi, se duart e krimit po ndërhyjnë në financat publike.

Lame ka kërkuar që politika të qëndrojë larg, por të merret me vizionin dhe me drejtimin. Ai tha se në statusin e drejtorit të përgjithshëm ka dorëzuar disa dosje me probleme për hetim të mëtejshëm duke i bërë thirrje Prokurorisë dhe SPAK të ndihmojnë në procesin e hetimit.

"Hedhur akuza më duket fjalë e rëndë. Pa dashur të hyj në polemika, politika ti rrijë larg procesit. Të merret me vizion dhe drejtimin. Kapiteni le të drejtojë anijen, ai që mban motorin le të na lënë të bëjnë punën. Ndryshe anija ose do ngecë ose do të përplaset diku. Politika të rrijë larg këtyre proceseve.

Unë vetë si drejtor i përgjithshëm kam çuar dhe po çoj dosje për hetim të mëtejshëm, me një arsyetim shumë të thjeshtë. Ka dy kategori dosjesh me probleme, e para mitmarrja, gjoba, futja e dorës në xhepin e tjetrin. Dhe e dyta janë problematikat e trashëguara, shit-blerjet e dyshimta, troje  të dhëna këtu e të regjistruara vend tjetër. Kjo kërkon kohë. Me të dy këto procese po ecim. Le të vijë Prokurori dhe SPAK të na ndihmojë", u shpreh Lame.

 

Të fundit