Flash News
Humbi kontrollin e mjetit, ndërron jetë 21 vjeçari në aksin Koplik-Dedaj
Përfundon pas 9 orësh seanca për Sterilizimin, SPAK kërkon kalimin e dosjes për gjykim
28 subjekte politike regjistrohen për të marrë pjesë në zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë
Kush pritet të marrë drejtimin e Zërit të Amerikës me 'bekimin' e Trump
Sherr mes të miturve në Shkodër, 15-vjeçari kërcënon me thikë një 13-vjeçar
"Politika vrau 3 djem nanash", qytetarja në lot: Nuk kemi qetësi
Qindra qytetarë të Shkodrës marshuan sot në shenjë proteste kundër krimit, pas vrasjes masakrës së regjistruar pasditen e 30 tetorit në lagjen “Dobraç”.
Një qytetare nuk mbajti dot lotët teksa foli për e News24 lidhur me atë që kishte ndodhur. Ajo shpreh zhgënjimin e saj për numrin e vogël të pjesëmarrësve në këtë marshim.
" Kaq pak njerëz kanë dalë këtu. Gënjehen me një kafe. U vranë tre djem, jam nënë vetë. Nuk u mor vesh se kush i vrau. I vrau politika. Unë jetoj në Itali, kam pension italian por një ditë do kthehemi. Nuk kemi qetësi. Këtu në pedonale kanë qëlluar bam, bam. Bëri denoncim dhe djali u vra. I raftë pika babës së vet, ka bërë denoncim dhe djali iu vra", tha gruaja e përlotur.