Flash News

E-TJERA

Politikanë ish-sigurimsa? Gjoni nxjerr shkresën me firmën e Gramoz Ruçit: Si e rrëzoi PS nismën për t’i verifikuar

Politikanë ish-sigurimsa? Gjoni nxjerr shkresën me firmën e

Debati publik është fokusuar te shkresa që Autoriteti i Dosjeve depozitoi në Kuvend, ku thuhet se një politikan i lartë rezulton bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit. Nisur nga kjo kërkoi edhe ndryshimin e ligjit propozoi ndryshime ligjore për verifikime më të imta të rasteve te ngjashme.

Por ish-deputeti Ralf Gjoni thotë se këto propozime janë depozituar më herët në Kuvend dhe janë rrëzuar nga socialistët. Në shkresën që mban firmën e ish-kryeparlamentarit Gramoz Ruçi, kërkesa e deputetëve Ralf Gjoni, Myslim Murrizi, etj, është rrëzuar.

Gjoni ironizon teksa shkruan, “E postova këtë kujtesë me qëllim që të kuptoni përse kur porosisni ‘peshk’ në zgarë, ju serviret sallatë e grirë shoqëruar me flatulencë politike!”

Gjithashtu nënvizon se nëse ka vullnet, kjo nismë mund të realizohet menjëherë. Kujtojmë se u aludua se bëhej fjalë për Ilir Metën, por ky i fundit i mohoi akuzat.

Të fundit