Flash News

E-TJERA

“Politikanët kanë qarë me lot krokodili”, Murrizi: Merreni vesh më mirë se Kodi i Ndraghetas, vilat i keni bashkë

“Politikanët kanë qarë me lot krokodili”, Murrizi:
Myslym Murrizi

Deputeti i opozitës parlamentare Myslym Murrizi këtë të hënë në seancën plenare ka komentuar projekt ligjin për azilantët, ku thekson se nuk është e nevojshme  për aq kohë sa shqiptarët po largohen nga vendi.

Murrizi ka deklaruar se ligji nuk ka asnjë ndikim, pasi emigrantët nuk do të zgjedhin Shqipërinë por e përdorin thjesht si vend për të kaluar në vendet Evropiane.

Nga foltorja e Kuvendit, Murrizi ka lëshuar një sërë akuzash.

“Askush nuk do e mendonte se Shqipëria do priste azilantë politikë nga vende të botës së tretë, që nuk aspirojnë shumë për të qëndruar në vend, por është azil trampolinë, për të kaluar nëpërmjet ‘ustallarëve’ për të kaluar në vendet e BE-së. Shqipëria ka pasur të njëjtin fat me azilantët sirianë, teksa më 1991, mijëra shqiptarë ikën drejt shteteve europiane.

Kishim eksod biblik për ne edhe më 1997. Politikanët kanë qarë me lotë krokodili. Merreni vesh më mirë se Kodi i Ndraghetas. Gatuat një gjellë qensh, me tjetërsim të votave nga partitë e vogla te partitë e mëdha e keni bashkë, edhe vilat i keni bashkë, edhe në fshatra turistikë jeni bashkë, me gjithë maskarallëkun që iu keni bërë shqiptarëve”, u shpreh Murrizi.

Të fundit