Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Politikanët në rritje dhe ata në rënie gjatë 2020-ës. Politiko.al rendit 10 emra nga mazhoranca dhe opozita
2020-ta kishte në fokus pandeminë, por kjo nuk la jashtë vëmëndjes politikën. Viti që po lëmë solli dështime për disa personazhe dhe sukes për të tjerë. Edhe këtë vit nuk munguan ndryshimet në qeveri dhe emërime ndoshta “surprizë”.
Politiko.al ka renditur pesë politikanët që 2020-ta i solli ulje në karrierë dhe pesë të tjerë që njohën rritje këtë vit.
5 politikanët në zbritje
Sandër Lleshaj: Ish-ministri i Brendshëm është një nga figurat politike më të dëmtuara gjatë këtij viti. Ai u emërua ministër më nëntor të 2018, pas largimit nga detyra të Fatmir Xhafajt. Lleshaj ishte një emër shumë i vlerësuar nga kryeministri Rama. Më herët ai kishte mbajtur edhe postin e Këshilltarit për Mbrojtjen.
Lleshaj deri në vitin 2013 ishte pjesë e Forcave të Armatosura me gradën madhore Gjeneral Brigade dhe Zëvendës-Shef i Shtabit të Përgjithshëm. Ai e nisi detyrën duke propozuar emërimin në polici të ish-ushtarakëve të dalë në lirim. Përmes nismave të tij qeveria ndryshoi kodin penal, kodin rrugor dhe ligjin e policisë duke i dhënë kësaj të fundit kompetenca për përgjim.
Ish-ministri i Brendshëm mori epitetin “Llesh kimiku” për shkak të mënyrës që zgjodhi për të shuar protestat, fillimisht ato të opozitës, më pas ato për shembjen e Teatrit Kombëtar dhe së fundmi për vrasjen e Klodian Rashës nga efektivi i policisë.
Nën drejtimin e Lleshajt, Policia e Shtetit nuk ishte në nivelin e duhur, por mjaft e kritikuar nga opinion publik. Në protestat për vrasjen e Klodian Rashës, një nga kërkesat ishte largimi i Lleshajt. Ky i fundit i dorëzoi kryeministrit dorëheqjen e parevokushme, e cila u firmos dhe u bë publike nga Rama.
Besa Shahini: Ajo e mori drejtimin e Ministrisë së Arsimit në një moment të vështirë. U emërua më dhjetor 2018, duke zëvendësuar Lindita Nikollën, në një kohë kur në rrugë dhe në universitete dëgjoheshin ende brohoritjet e studentëve që kërkonin të drejtat e tyre. Ajo kishte vetëm një vit si zëvendësministre e Arsimit.
Shahini u zotua se "Pakti për Universitetin" do t'iu jepte fund problemeve të studentëve dhe këta të fundit u "dorëzuan" duke u rikthyer sërish në auditore. Por pjesa më e madhe e kërkesave janë ende pa u plotësuar. Përveç problematikave ekzistuese, tërmeti që goditi vendin më 26 nëntor bëri që mësimi të ndërpritej për një periudhë dhe shumë shkolla të dilnin jashtë funksionit. Ministria duhet të gjente një zgjidhje që çdo nxënës të kishte mundësi për të ndjekur mësimin dhe u praktikua ai me turne, që nuk u mirëprit mirë nga të gjithë.
Ende pa u stabilizuar situata e krijuar nga tërmeti, arsimi do përballej dhe me pandeminë. Ministria e Arsimit gjeti si zgjidhje zhvillimin e mësimit online, ku nuk munguan kritikat e nxënësëve, prindërve, opozitës për keqmenaxhim.
Kjo ndoshta i kushtoi Shahinit edhe largimit. Me ikjen e saj nuk munguan zërat se vendimi ishte i imponuar nga kryeministri Rama. Shahini njihej si një ministre e bindur e kreut të qeverisë. Ajo do të mbahet mend si një natyrë e ashpër dhe jashtë kornizave që ishim mësuar të shihnim.
Elva Margariti: Prej dy vitesh në krye të ministrisë së Kulturës, Elva Margariti nuk ka qenë shumë aktive, madje e distancuar. Ajo zëvendësoi në detyrë Mirela Kumbaron. Më herët Margariti ka qenë këshilltare pranë kryeministrit Edi Rama dhe koordinatore kombëtare e programit “100 Fshatra”.
Shembja e Teatrit Kombëtar në mesin e pandemisë i uli shumë pikë ministres së Kulturës, e cila ishte pro shembjes së një objekti me vlera të veçanta arkitekturore. Asokohe Margariti tha se nuk kishte dijeni se do shembej në atë orë dhe në atë mënyrë. Ajo tha se ishin institucione të tjera ato që vendosën se kur do të realizohej aksioni, ndërsa deklaronte se ajo kauzë ishte politizuar.
Një tjetër situatë e vështirë ishte menaxhimi i pandemisë. Arti ishte i ngrirë për një kohë të gjatë, ku nuk munguan kritikat për mungesë të menaxhimit dhe mbështetjes ndaj Margaritit.
Taulant Balla: Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Taulant Balla pas shumë zërave se mund të ishte emri që do të zëvëndësonte Sandër Lleshajn në ministrinë e Brendshme nuk arriti ta marrë këtë post. Kandidatura e Ballës u përfol që në shtatorin e 2020, ku pati një “krisje” ta raporteve Rama-Lleshaj e më tej pas dorëheqjes së këtij të fundit.
Balla është një nga njerëzit e besuar të kryeministrit Edi Rama dhe shpesh i vënë nën akuza nga opozita si i lidhur me njerëz që kanë rekorde kriminale. Ai është pjesë e PS-së, që prej vitit 2004-2005, parti në të cilën ka mbajtur një sërë detyrash. Pas zgjedhjeve të 2017-ës, Balla u vendos kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste.
Klevis Balliu: Ky vit nuk ishte shumë i suksesshëm për ish-deputetin demokrat. Ai nuk u zgjodh pjesë e listave për deputetë në qarkun Korçë. Përpos kësaj Balliu këtë vit është përballur me një sërë seancash gjyqësore si pjesë e protestës 2-vjeçare të banorëve të “Unazës së Re”. Këto akuza ai i ka cilësuar politike.
Balliu ka deklaruar se do vazhdojë të jetë pjesë e PD, duke vijuar angazhimin e tij në këtë parti. Karriera politike e Klevis Balliut ka nisur në 2015-ën si emërohet Këshilltar për Marrëdhëniet Ndërkombëtare i Presidentit të Republikës, Bujar Nishanit. Ndërkohë në 2017-ën u zgjodh deputet i Partisë Demokratike.
5 politikanët në rritje
Ilir Meta: Ka qenë një nga aktorët politikë që ka kryesuar debatin, por dhe vëmëndjen mediatike. Gjatë 2020-ës, Presidenti ka kthyer në Kuvend një numër të konsiderushëm ligjesh, pasi ka ngritur pretendime për shkelje të Kushtetutës. Disa prej tyre janë: Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, ligjin e ri për Policinë, për Shtetësinë, paketa anti-shpifje, shtesën e kontratës koncesionare në Porto – Romano, ligjin për tjetërsimin e pronave, meterologjisë, etj.
Komunikimi me gazetarët ka qenë i shpeshtë, ku Meta ka ngritur një sërë shqetësimesh si për situatën e pandemisë, masat që duheshin marrë, duke kërkuar një strategji të mirëfilltë.
Ky vit ka shënuar edhe shumë përplasje mes Presidentit dhe kryeministrit Edi Rama. Meta thirri më 2 mars të 2020 një protestë mbarëkombëtare, ku paralajmëroi se do të firmoste dekretin për shpërndarjen e Parlamentin, pasi sipas tij po dhunohej Kushtetuta dhe po përgatitej grusht shteti. Protesta e zhvilluar në bulevardin ”Dëshmorët e Kombit” kishte pjesmarrje masive dhe nuk u shoqërua nga tensione apo përplasje.
Gjatë këtij viti Kreu i Shtetit pati përplasje të forta me Kreun e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvoranit. Debati nisi pas miratimit të ndryshimeve ligjore për betimin e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Presidenti ngriti padi ndaj Dvoranit për veprimtari kriminale dhe shkeljet e kushtetutës. Gjithashtu një tjetër problem madhor që pengonte krijimin e Gjykatës Kushtetuese, sipas Metës ishte mosndjekja e radhës në përzgjedhjen e anëtarëve nga KED.
Jozefina Topalli: Prej një kohe të gjatë mungese, 2020 rikthehu në skenën politike nënkryetaren e Partisë Demokratike. Topalli njihet si një kritike e ashpër e liderit aktual të partisë, në të cilën ajo u përfshi prej vitit 1997.
Në tetor të vitit që po lëmë pas, Topalli prezantoi partinë e saj “Lëvizjen për Ndryshim”. Ajo tha se kjo nismë erdhi si pasojë e një reflektimi të thellë dhe ftesës së një grupi të rinjsh që donin të ndryshonin situatën në vendin e tyre.
Topalli do të garojë në zgjedhjet e ardhshme, pasi i mëshon qëndrimit se rrotacioni mes partive të mëdha dhe liderëve të tyre nuk ka sjellë ndryshim. Ish-numri dy i Partisë Demokratike u rikthye pas shtatë vitesh për të mbledhur rreth vetes demokratët e zhgënjyer dhe për të mos heshtur më, sikurse u shpreh vet Topalli gjatë intervistave të saj.
Jorida Tabaku: Ekonomia, ka qenë një fronti ku ka luftuar Tabaku gjatë këtij viti politik. Pandemia dhe pasojat e kësaj në këtë sektor janë trajtuar gjerësisht nga ish-deputetja. Kjo e fundit si fokus të punës së saj ka pasur gjendjen e bizneseve.
Në deklaratat nga foltorja e PD-së, por dhe nga takimet në terren, Tabaku ka ngritur si shqetësim madhor mungesën e mbështetjes financiare, ku ka theksuar se pavarëisht krizës së Covid-19, kontratat koncesionare kanë thithur një pjesë të mirë të parasë publike.
Së fundmi ajo ka kundërshtuar edhe buxhetin e vitit 2021 me argumentin se nuk është në interes të qytetarëve dhe se parashikon rritje taksash në një kohë kur ekonomia është në ditët e saj më të vështira.
Gazment Bardhi: Gjatë këtij viti të vështirë për shqiptarët, ai ishte një nga zërat kryesor në kampin e Partisë Demokratike. Sekretari i Përgjithshëm në selinë blu ka denoncuar raste abuzimi me menaxhimin e pandemisë, procesin e rindërtimit, inceneratorët, hetimet e dosjeve si 184 dhe 339, personat e inkriminuar të lidhur me pushtetin si dhe ka mbikqyrur përgatitjet lidhur me zgjedhjet e 25 prillit.
Ai ka qenë i pranishëm gjatë procesit të votimit në çdo qark, ku përzgjidheshin kandidatët për deputetë. Numri dy i PD-së ka nisur me prezantimin e drejtuesëve politikë për të drejtuar fushatën elektorale të 2021.
Bardhi është një nga emrat më të angazhuar në Partinë Demokratike dhe një nga njerëzit e afërt të kryedemokratit Lulzim Basha.
Edmond Panariti: Prej 16-vitesh pjesë e LSI-së, vetëm pak kohë më parë ai u emërua Këshilltar Diplomatik i Presidentit Meta. Largimi i tij nga Lëvizja Socialiste për Integrim erdhi vetëm pak muaj para zgjedhjeve.
Gjatë këtij viti Panariti është fokusuar te ndikimi i pandemisë në bujqësi, duke dhënë edhe një sërë sugjerimesh për të shmagur thellimin e krizës në këtë sektor. Ai ka qenë ministër i Jashtëm dhe ministër i Bujqësisë dhe deri në vitin 2019, moment kur opozita dogji mandatet edhe deputet i Parlamentit shqiptar.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38