Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Politikanët në rritje dhe ata në rënie gjatë 2022-shit. Politiko rendit emra nga mazhoranca dhe opozita

Në 2022-shin nuk munguan zhvillimet e rëndësishme politike, kryesisht në kampin opozitar. Opozita pati një reformim të saj përgjatë këtij viti. Por edhe socialistët nuk ishin aq të qetë. Zhvillime të rëndësishme trazuan ujrat e së majtës.
Politiko.al ka renditur pesë politikanët që 2022-shi i solli ulje në karrierë dhe pesë të tjerë që njohën rritje këtë vit.
5 politikanët në rritje
Sali Berisha: Lideri i demokratëve u rikthye në krye të opozitës. Në muajin maj, ai mori drejtimin e PD-së, partisë më të madhe opozitare, pas 9 vitesh. Rikthimi i tij erdhi pas dorëheqjes së Lulzim Bashës në muajin mars.
Berisha arriti të fitonte mbështetjen e thuajse të gjithë demokratëve me kalimin e kohës, duke premtuar një revolucion në PD, që sipas tij, në kohën kur drejtohej nga Basha, ishte një opozitë fasadë.
Kryedemokrati dëshmoi se numrat ishin në favor të tij me protestën e 7 korrikut, ku arriti të mblidhte në shesh mijëra qytetarë kundër qeverisë. Berisha nuk pushoi as gjatë verës.
Ai zbriti në bazë, ku zhvilloi një tur takimesh në të gjithë vendin. Më pas nën udhëheqjen e Berishës, PD zhvilloi procesin e primareve, ku për herë të parë kandidatët që do të garojnë në zgjedhjet lokale të majit u zgjodhën nga simpatizantët.
Procesi rezultoi i sukseshëm, ndërsa Berisha e konsideroi si rikthimin e fuqisë së votës. Me rikthimin në PD, Berisha bëri edhe një riorganizim të strukturave të PD dhe anëtarëve të tyre.
Ilir Meta: Me përfundimin e mandatit si president, Ilir Meta nuk humbi kohë, por u rikthye fuqishëm në opozitë. Ai rimori drejtimin e LSI-së, të cilën e reformoi në struktura, duke afruar figura të reja dhe e quajti Partia e Lirisë.
Nga selia e PL-së, Meta bëri denoncime të shpeshta, duke qenë i pranishëm thuajse çdo ditë në media. Si aleat i vjetër i Sali Berishës, PD dhe PL vendosën të bashkonin forcat kundër qeverisë. Meta u dakordësua me Berishën për një opozitë të fuqishme kundër Ramës, si dhë nënshkruan marrëveshje për zgjedhjet lokale, ku vendosën të dalin me kandidatë të përbashkët.
Meta ka shprehur si objektiv këshillat bashkiakë, me argumentin se kanë një rol të rëndësishën në vendimet që merren. Kryetari i PL-së ka qenë pjesë e takimeve të vazhdueshme me strukturat.
Pak kohë pas rikthimit në opozitë, Meta mori një “goditje” nga Autoriteti i Dosjeve, i cili çoi në Kuvend disa dokumente në bazë të të cilave akuzonte, ish-presidentin si ish-sigurims. Këto akuza, Meta i hodhi poshtë duke i konsideruar goditje politike nga kundërshtarët, duke vijuar me axhendën e tij.
Belinda Balluku: Kriza energjitike, por edhe projektet e ndryshme infrastrukturore bënë që ministria që drejton Belinda Balluku të ishte në fokusin e axhendës së kryeministrit Edi Rama.
Për këtë arsye, ai e rriti edhe më tej Ballukun në detyrë, duke e emëruar numrin dy të qeverisë, pas shkarkimit të Arben Ahmetaj. Belinda Balluku është ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë që prej janarit të vitit 2019.
Balluku ka mbajtur poste të rëndësishme edhe më herët. Ajo ka qenë drejtoreshë e kabinetit në Bashkinë e Tiranës në kohën kur drejtohej nga Edi Rama.
E konsideruar si një prej më të besuarave të Ramës, Balluku ka mbajtur postin e drejtoreshës së AlbControl dhe e Aviacionit Civil.
Luçiano Boçi: Me reformimin e PD-së nën udhëheqjen e Sali Berishës, Luçiano Boçi pësoi rritje në karrierë. Ai u zgjodh nënkryetar i PD dhe kryetar i grupit parlamentar.
Boçi u pozicionua që në krye të herës në krah të Berishës. Ai vendosi të garonte në primaret për Bashkinë e Elbasanit. Boçi nuk pati rivalë, por gjithësesi theksoi se ky fakt nuk e zbehte rëndësinë e votës. PD do të shkojë përballë socialistëve në zgjedhjet e lokale me Luçiano Boçin.
Boçi është ndër ato figura që nuk sulmuar as nga kundërshtarët politike, duke qenë një prej më të respektuarëve. Në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2021, Boçi ishte deputeti më i votuar në qarkun e Elbasanit dhe arriti të thyejë listën e kandidatëve, teksa renditej i shtati fillimisht, por në fund u fut në listën fituese të gjashtë vendeve që PD fitoi.
Belind Këlliçi: Këlliçi mbeti një nga emrat më të lakuar gjatë këtij viti. Një vit pas mandatit të tij si deputet i Kuvendit të Shqipërisë, ai shpreu aspiratën për të drejtuar bashkinë më të madhe në vend, Tiranën.
Ai arriti të fitonte garën përballë gjashtë demokratëve të tjerë në votimet e primareve. Kujtojmë se Këlliçi ka mabjtur detyrën e drejtuesit politik të fushatës në qarkun e Tiranës.
Ai ka drejtuar FRPD-në për disa vite, por gjithashtu ka mbajtur postin e Sekretarit të Departamentit të Emigracionit dhe Diasporës. Gjithashtu ka qenë pjesë e Kryesisë dhe Këshillit të PD prej vitesh. Këlliçi ishte dhe një nga zërat kryesorë të denoncimeve të bëra nga Partia Demokratike.
5 politikanët në rënie:
Lulzim Basha: Ky vit vulosi dështimin e Lulzim Bashës në politikë. Ai u largua nga drejtimi i Partisë Demokratikë në muajin mars, pa i sjellë asnjë fitore asaj në 9 vite që e drejtoi. Dorëheqja e tij u kërkua nga shumica e demokratëve, pasi PD nuk arriti të fitonte asnjë bashki në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit.
Ku dha dorëheqjen, Basha la një shteg të hapur për veten duke thënë se "do të jetë i angazhuar në ringritjen e PD rreth vlerave, parimeve dhe standardeve demokratike". Por më pas ai qëndroi në hije.
Edhe prezenca e tij në seancat plenare në Kuvend ishte e rallë. Ndoshta për faktin se grupi i demokratëve që fillimisht e mbështeti u tkurr deri në “shpërbërje”.
Karriera politike e Lulzim Bashës nisi që nga shfaqja me KOP në 2004, ndërsa në 2005-ën u zgjodh deputet në qarkun e Elbasanit. Nga viti 2005 deri në vitin 2011, mbajti postet e ministrit të Transporteve, më pas të ministrit të Jashtëm dhe në fund atë të Brendshëm. Në vitin 2011, Lulzim Basha u zgjodh në krye të Bashkisë Tiranë dhe në 2013 si kryetar i PD, pas dorëheqjes së Sali Berishës, i cili humbi zgjedhjet parlamentare.
Erion Braçe: Socialisti i vjetër nuk po e gjen veten në partinë ku bën pjesë. Braçe ka vijuar me kritikat ndaj qeverisë përgjatë këtij viti, duke ngritur shpesh zërin, kryesisht për bujqësinë.
Braçe, i cili ka mbajtur edhe postin e zëvendëskryeministrit, tashmë ka paralajmëruar largimin nga Partia Socialiste. Ai ka ironizuar në rrjetet sociale se duhet të kërkojë një punë tjetër.
Monika Kryemadhi: Nga liderja e një partie, Monika Kryemadhi tashmë është një deputete e thjeshtë. Ajo i la karrigen bashkëshortit, Ilir Meta.
Një periudhë, ajo u distancua nga daljet për mediat, por më pas u rikthye me denoncimin për të ashtëquajturën aferë e inceneratorëve.
Kryemadhi ka publikuar vazhdimisht prova, duke hedhur akuza ndaj zyrtarëve të lartë, ndërsa kërkon vendosjen e tyre para përgjegjësisë.
Arben Ahmetaj: Nga numri dy i qeverisë dhe ministër i Rindërtimit, Arben Ahmetaj u shkarkua gjatë këtij viti. Nga i preferuar, ai u la në hijë nga kryeministri Edi Rama. Tashmë Ahmetaj nuk ka asnjë post në Partinë Socialiste.
Emri i Arben Ahmetajt ka dalë në atë që njihet si skandali i inceneratorëve, por ish-zëvendëskryeministri vazhdimisht ka mohuar çdo përfshirje. Dyshohet se ai ka përfituar para nga pronarët einceneratorëve.
Gjithashtu është aluduar se shkarkimi i tij ka ardhur sepse Ahmetaj është nën hetim. Kryeministri Edi Rama është shprehur se pret që fillimisht të flasë drejtësia, por nuk e mbrojti Ahmetaj.
Ai mbajti të njëjtin qëndrim, sa herë që socialistët rezultojnë të përfshirë në veprimtari të paligjshme, Rama thotë se përgjegjësia është individuale.
Enkelejd Alibeaj: Vëmendja që kërkoi pas dorëheqjes së Lulzim Bashës dhe pozicionimi krah këtij të fundit, nuk i kushtuan pak Enkelejd Alibeajt. Ai mbajti për pak kohë postin e kryetarit në detyrë dhe më pas veproi si kryetar i grupit demokrat, por si të tillë e njihnin vetëm socialistët.
Alibeaj doli kundër Sali Berishës, duke mbajtur pas vetes një grup deputetësh, numri i të cilëve erdhi duke u tkurrur me kalimin e kohës. Ai vijon përpjekjet për të përfaqësuar PD-në në tryeza me socialistët, madje bashkoi edhe votat në Kuvend me këta të fundit.
Funksionet që Alibeaj ka mbajtur në PD janë: deputet, anëtar Kryesie, nënkryetar, kryetar i Grupit Parlamentar, drejtues politik i qarkut të Fierit, drejtues politik i Shkodrës dhe kryetar i PD-së Vlorë.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38