Flash News

E-TJERA

Politikanët para drejtësisë, paralajmëron Ngjela: Pres goditjen e madhe nga SPAK

Politikanët para drejtësisë, paralajmëron Ngjela: Pres

Avokati Spartak Ngjela paralajmëroi goditje të fortë nga SPAK-u. I ftuar në studion e A2 CNN, Ngjela vlerësoi punën e SPAK-ut në dy vite, duke theksuar se tani pret listën me emrat e kryeministrave.

“Reforma do të vazhdojë dhe ka qenë me sukses. Deri tani, pengesën e ka sjellë edhe Byroja Kombëtare e Hetimit. Me këtë kompletim që kemi, unë pres goditjen e madhe. Njerëzit presin kryeministrat, nuk presin drejtorë. Kryeministrat nuk firmosin. Hetuesia është gjë e vështirë, është shkencë, nuk është përrallë. Çfarë rëndësie ka nëse unë jam i bindur që filan kryeministër është i korruptuar, por nuk e provoj dot. Ku pyet gjykata. Është zotuar politika amerikane. Unë këtë e quaj fakt, të tjerat janë opinione”, u shpreh Ngjela.

Ngjela ka komentuar shpalljen non-grata të ish-kryeministrit Sali Berisha nga SHBA-ja. Sipas Ngjelës, fatin e Berishës e ka në dorë Ëashingtoni dhe jo Shqipëria, për dy arsye.

“Duhet të keni parasysh një gjë. Nuk është gjë e lehtë të rrasësh në burg kryeministrat, të cilët i drejtohen populizmit. E njihni populizmin ju? Tjetri ka dalë i drejtohet popullit. Është “non grata” në Amerikë dhe i kërkon popullit ndihmë. Këtë nuk e drejtojmë ne, e ka marrë përsipër Uashingtoni. Ne nuk e bënim dot për këto arsye. E para, sepse këta kishin kapur gjithçka në shtet, janë bashkë kundër reformës në drejtësi dhe mbi të gjitha janë me para,” ka thënë Ngjela.

 

Të fundit