Flash News

E-TJERA

Politologu debat me gazetaren në studio: Pse kush je ti? Nuk vjen për të vënë nota këtu si profesoreshë

Politologu debat me gazetaren në studio: Pse kush je ti? Nuk vjen për

Politologu Adri Nurellari debatoi me gazetaren Alba Alishani ndërsa po flitej për gjyqin e ish-liderëve të UÇK-së.

Të ftuar në “Now me Erla Mëhillin”, gazetarja insistoi disa herë duke thënë “për të qenë të vërtetë”, por politologu iu kthye duke e pyetur nëse ajo pretendonte se ai kishte gënjyer.

Pjesë nga biseda:

Alishani: Për të qenë të vërtetë…

Nurellari: Po pse kemi gënjyer ne këtu, se e the tre herë ti këtë, për të qenë të vërtetë?

Alishani: E kam për të vërtetën time.

Nurellari: Pse kush je ti që mbanke të vërtetën sublime, të kulluar e të kristaltë. Ç’është ky muhabet kështu?

Alishani: E vërteta është e diskutueshme dhe unë i referohem të vërtetës time.

Nurellari: Jo, jo e vërteta është 1 faktikisht.

Alishani: Mund të më kundërshtosh.

Nurellari: Po nuk vjen ti për të vënë nota këtu si profesoreshë, unë them të vërtetën e ju të tjerët jeni kot këtu.

 

 

 

Të fundit