Flash News

E-TJERA

Politologu: Rama po sillet si kryebashkiak i Shqipërisë, i intereson vetëm pushteti

Politologu: Rama po sillet si kryebashkiak i Shqipërisë, i intereson

Politologu i njohur Adri Nurellari, është shprehur gjatë një interviste se kryeministri Rama është i interesuar vetem për të mbajtur pushtetin dhe jo për të qeverisur.

I ftuar në abcnews, Nurellari tha se Rama nuk ka ndërmarrë asnjë reformë apo nismë ligjore, ndërsa shtoi se nuk po sillet si një kryeministër, por si një “kryebashkiak” i vendit.

“Mesa duket profesioni i vetëm që ka bërë me pasion është kryebashkiaku. Se nuk mund ta shohësh kryeministrin mëngjes, drekë dhe darkë me një fatkeqësi si tërmeti duke iu tunduar çelësat njerëzve që kanë nevojë për një strehë dhe të kalojë gjithë javën me këtë sjellje prej lëmoshe.

Nuk e shikojmë të merret me reforma, nisma ligjore, ndryshime rrënjësore. Nuk e bën rolin e kryeministrit, është kryebashkiak i Shqipërisë.“, tha ndër të tjera Nurellari. 

Të fundit