Flash News

E-TJERA

Pollo akuza Bashës: Hileqari, i thirri në mbledhje dhe i incizoi pa dijeninë e tyre

Pollo akuza Bashës: Hileqari, i thirri në mbledhje dhe i incizoi pa

Ish-deputeti i Partisë Demokratike dhe anëtar i Komisionit të Rithemelimit, Genc Pollo, ka reaguar përmes një postimi në Facebook, lidhur me mbledhjen e fundit që është thirrur nga Lulzim Basha.

Kujtojmë se në këtë mbledhje, u morën vendimet për përjashtimet dhe pezullimet e ish-kryeministrit Berisha, si dhe mbështetësve të tij.

Pollo e konsideron Bashën hileqar dhe shkruan se ai i ka regjistruar në fshehtësi të pranishmit në mbledhje dhe më pas i ka publikuar deklaratat e tyre duke i nxjerrë edhe më shumë qesharakë në sytë e publikut.

Postimi i plotë i Genc Pollos:

Hileqari!

I thirri në mbledhje, u tha flisni hapur. Dhe ata, pa e ditur se po i inçizonte, thanë budallëqe për t'i bërë qefin e për t'i dëftyer besnikëri.

Madje ndopak syresh u vunë në garë për të shqiptuar gomarllëkun më të madh.

Dhe ditën tjetër hileqari ju a nxori në media. Jo vetëm për t'i treguar qesharakë para publikut. Por për t'i armiqësuar me demokratët e për t'i shembur urën drejt partisë së tyre.

Të fundit