Flash News

E-TJERA

Polonia dhe Suedia refuzojnë të luajnë me Rusinë në playoff-et e Kupës së Botës 2022

Polonia dhe Suedia refuzojnë të luajnë me Rusinë në

Polonia refuzon të luajë me Rusinë në ndeshjet e vlefshme për Kupën e Botës muajin e ardhshëm në shenjë proteste kundër pushtimit të Ukrainës. Lajmi u konfirmua nga presidenti i Federatës së Futbollit të Polonisë, Cezary Kulesza.

The Guardian, raporton se vendimi u mbështet menjëherë nga lojtarët e skuadrës, duke përfshirë yllin e tyre Robert Lewandowski të Bayern Munich.

Rusia do të priste Poloninë në "Grupin B" të gjysmëfinales së playoff-it kualifikues evropian më 24 mars, me fituesit që do të përparonin për t'u përballur me Suedinë ose Republikën Çeke për një vend në Kupën e Botës në Katar më vonë këtë vit.

Suedia po ashtu, refuzoi të luajë me Rusinë, pavarësisht vendit se ku do të luhej ndeshja.

Presidenti Vladimir Putin iu drejtua Finlandës dhe Suedisë me një kërcënim, duke deklaruar se nëse të dyja vendet kërkojnë të bëhen pjesë e NATO-s, i pret i njëjti fat si Ukraina.

Të fundit