Flash News

E-TJERA

Polonia kalon në avantazh, tifozët e kombëtares shqiptare gjuajnë lojtarët me shishe uji. Ndërpritet ndeshja

Polonia kalon në avantazh, tifozët e kombëtares shqiptare

Polonia ka shënuar gol ndaj Shqipërisë në ndeshjen që po luhet në minutat e fundit në stadiumin ‘Air Albania’.

Ky moment ka revoltuar tifozët e pranishëm në stadium, të cilët kanë qëlluar lojtarët e Polonisë me shishe dhe sende të forta.

Për këtë arsye, ndeshja është ndërprerë.

Një fitore ndaj polakëve i hap rrugën Shqipërisë për play-off, duke afruar një hap më shumë me një ëndërr siç është ajo e pjesëmarrjes në Katar 2022.

Shqipëria ndodhet në grupin I, me 15 pikë, një më shumë se Polonia. Kështu, Kombëtares i duhet një fitore sonte, për të mbajtur gjallë shpresën për në Botëror.

22 mijë tifozë kanë mbushur stadiumin, ndërsa në hyrje iu nënshtruan kontrolleve të rrepta nga policia, për të shmangur incidentet gjatë ndeshjes.

Shqipëria luan sonte me mungesa të rëndësishme, për shkak të rasteve me Covid apo dëmtimeve në amët e futbollistëve.

Të fundit