Flash News

E-TJERA

Polonia ‘rrëmbeu’ tre pikët, dy gabimet e Hysaj që ‘ndëshkuan’ Kombëtaren

Polonia ‘rrëmbeu’ tre pikët, dy gabimet e Hysaj që

Sfida mes Shqipërisë dhe Polonisë në “Air Albania” pati sa surpriza dhe aksione, aq edhe të papritura që i kushtuan shumë Kombëtares.

Kuqezinjtë arritën deri në minutën e 76’ të izolonin portën nga sulmet e Lewandowskit, ku mbrojtja bëri një punë të mirë në neutralizimin polakut.

Ishte gabimi i dyfishtë i Elsaid Hysajt, që e çoi Shqipërinë drejt humbjes duke i dhuruar tre pikët e ndeshjes kundërshtarëve. Mbrojtësi anësor i Lacios e mbajti topin më shumë seç duhej në fushë, në një zonë të rrezikshme.

Kaq i mjaftoi polakëve të përfitonin dhe t’i rrëmbenin Hysajt topin nga këmba. Topi u kalua në krahun e djathtë ku ndodhej Klich, i cili më pas e kaloi në krahun tjetër te Swiderski. Goditja e tije gjen të papërgatitur Berishën dhe topi përfundon në rrjetë.

Goli u shënua në shtyllën e parë, në një pozicion që Swiderski duhej të ishte izoluar mirë nga Hysaj. Ndeshja rifilloi pas rreth 15 minutash ndërprerje me këshillimin e tifozerisë se me incidentin më të vogël ajo do të ndërpritet përfundimisht nga gjyqtari i takimit.

Minutat e mbetura patën si protagonist të ndeshjes Armando Brojan, i cili pavarësisht tentativave për të kapur Play off-in, nuk arriti dot të tundte rrjetën e kundërshtarit.

Gjithçka u mbyll 0-1 dhe ëndrra e Botërorit u shua, por jo shpresa. Matematikisht Shqipëria është ende në lojë për të kapur Play off. Dy ndeshjet e fundit për kuqezinjtë ndaj Anglisë në Wembley dhe ndaj Andorrës në Tiranë, janë vendimtare për fatin e kuqezinjve.

Të fundit