Flash News

E-TJERA

Pompeo në Forumin Ballkanik kundër anti-semitizmit, reagon Yuri Kim: Në pritje të fjalimit kryesor të Sekretarit Amerikan të Shtetit

Pompeo në Forumin Ballkanik kundër anti-semitizmit, reagon Yuri Kim:

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka reaguar pas konfirmimit të lajmit se sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pomeu do të jetë në Forumin Ballkanik Kundër Anti-Semitizmit në 28 tetor nga Kuvendi i Shqipërisë.

Kim shkruan se është në pritje të fjalimit të zyrtarit të lartë amerikan dhe thekson se Shqipëria mbrojti hebrenjtë atëherë kur askush tjetër nuk do të bënte gjatë Luftës së Dytë Botërore.

“Në pritje të fjalimit kryesor të Sekretarit Mike Pompeo në Forumin Ballkanik Kundër Anti-Semitizmit, që do të organizohet nga Shqipëria më 28 tetor, shtet që mbronte hebrenjtë, kur askush tjetër nuk do të bënte gjatë Luftës së Dytë Botërore e që votoi unanimisht në Parlament sot për të miratuar”, shkruan Kim në twitter.

Pompeo në Forumin Ballkanik kundër anti-semitizmit, reagon Yuri Kim:

 

Të fundit