Flash News

E-TJERA

Popullsia po shkon drejt plakjes, ish-drejtoresha e INSAT: Afro 8.700 vdekje më shumë në një 10 vjeçar

Popullsia po shkon drejt plakjes, ish-drejtoresha e INSAT: Afro 8.700 vdekje

Statistikat e publikuara nga INSTAT lidhur me treguesit demografikë, treguan se gjatë vitit 2021 numri i vdekjeve në raport me numrin e lindjeve ka qenë shumë herë më i lartë.

Në një intervistë për Euronews Albania, ish-drejtoresha e INSTAT Ines Nurja, tha se në vitin 2021 u shënuan rreth 8.700 vdekje më shumë në një 10-vjeçar, pasojë kjo edhe e pandemisë Covid-19, por edhe e emigrimit të të rinjve.

“Janë rreth 8700 vdekje më shumë në një 10-vjeçar. Kjo ka ardhur si pasojë e COVID. Kemi kaluar në një shtesë natyrore negative. Arsyeja dihet pse lindjet zvogëlohen, është emigracioni, 60% e largimeve janë moshës deri në 34-vjeç. Gjatë 2021 pati 700 lindje më pak në 2019, numri më i lartë ndër vite”, u shpreh Nurja.

Nurja tha se është hera e parë pas shumë vitesh që vendi ynë ka më shumë vdekje se sa lindje, kur këto të fundit për vitin 2021 arritën shifrën 3.296. Sipas ish-drejtoreshës Fieri dhe Elbasani janë qarqet që kanë regjistruar më pak lindje në vitet e fundit.

“INSTAT regjistron lindjet e atyre që banojnë në Shqipëri. Nuk vlen bonusi i bebes nëse nuk shoqërohet me ndihmë derisa fëmija të mbushë 18 vjeç. Nëse vijojmë me këto ritme do të kemi edhe një plakje të popullsisë”, tha ajo.

Të fundit