Flash News

E-TJERA

"Porosia"/ Kapet me dy mina gati për shpërthim, arrestohet në Fier 33-vjeçari nga Tirana

"Porosia"/ Kapet me dy mina gati për shpërthim, arrestohet

Një 33-vjeçar është arrestuar nga policia e Fierit në bashkëpunim me “Shqiponjat”, në kuadër të operacionit "Porosia". Në pranga është vënë shtetasi Elton Jata, banues në Pezë, Tiranë.

Burime zyrtare bëjnë me dije se nga kontrolli i ushtruar nga shërbimet policore, në vendin e quajtur “Vija e Ngjalës”, në mjetin tip “Benz” me të cilin 33-vjeçari udhëtonte, iu gjetën 2 elektrodetonatorë të montuar në brendësi të lëndës plasëse të lidhur me celularë, të gatshme për shpërthim të kontrolluar.

Policia njofton se vijon operacioni për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve plasëse, djegëse, helmuese dhe radioaktive”.

Të fundit