Flash News

E-TJERA

Porositi vrasjen e kushëririt, dënohet me 25 vite burg 34-vjeçari

Porositi vrasjen e kushëririt, dënohet me 25 vite burg
Foto Ilustruese

Një 34-vjeçar është dënuar me 25 vite burg nga Gjykata e Fierit.

Shtetasi L. H., është dënuar për veprën penale “Vrasje në rrethana cilësuese” e mbetur në tentativë, pasi dyshohej se kishte porositur ekzekutimin e shtetasit M. H., në vitin 2023, për motive gjakmarrje.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Fier ekzekutuan vendimin e Gjykatës së Fierit, e cila e dënoi me 25 vite burg, për veprën penale “Vrasja në rrethana cilësuese”, e mbetur në tentativë, shtetasin:

L. H., 34 vjeç, banues në fshatin Garunjas, Lushnjë.

Ky shtetas ndodhej nën masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, pasi dyshohej se kishte porositur vrasjen e shtetasit M. H., në vitin 2023.

Nga hetimet rezultoi se shtetasi L. H. kishte paguar shtetasin M. M., 31 vjeç (aktualisht i dënuar), i cili ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti, me qëllim vrasjen e shtetasit M. H.

Si pasojë e të shtënave, mbeti e plagosur shtetasja B. S., e cila udhëtonte në të njëjtin automjet me shtetasin M. H”, thuhet në njoftim.

Të fundit