Flash News

E-TJERA

Porositi vendosjen e tritolit te biznesi dhe shtëpia e një qytetari, në pranga gruaja në Shkodër

Porositi vendosjen e tritolit te biznesi dhe shtëpia e një qytetari,

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Shkodër, ka regjistruar procedimin penal nr.1265 të vitit 2024, për dyshime të kryerjes së veprave penale ‘Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë’, ‘Shkatërrimi i pronës me eksploziv’ dhe ‘Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit’, parashikuar nga nenet 109/b, 152 dhe 278/p.1 të Kodit Penal, në dëm të shtetasit A.F.

Brenda një periudhe të shkurtër, këtij shtetasi i kanë vendosur lëndë plasëse në biznesin dhe në shtëpinë e tij.

Në kuadër të veprimeve hetimore të kryera deri më tani, në drejtim të zbardhjes së ngjarjeve, Prokuroria pranë Gykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shkodër ka kryer arrestimin e shtetases L.P. Kjo shtetase, dyshohet se ka bashkëpunuar me vëllanë e saj, B. P., si dhe me persona të tjerë të përfshirë në ngjarje me qëllimin për të shtrënguar me anë të kanosjes shtetasin A.F. për të përfituar padrejtësisht pasuri. Dyshimet e arsyeshme bazohen në provat e administruara deri më tani si rezultat i aplikimit edhe të metodave speciale të hetimit.

Gjatë arrestimit të shtetases L.P., dhe nga kontrollet e ushtruara u gjendën sende të tjera të paligjshme si mjete të përdorura për kryerjen e veprave të mësipërme penale.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Shkodër bën me dije se janë duke u kryer veprimet të tjera hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve të tjerë të kryerjes së veprës penale.

 

Të fundit