Flash News

E-TJERA

Porta prej hekuri e banesës i bie sipër, ndërron jetë 56-vjeçarja në Fier

Porta prej hekuri e banesës i bie sipër, ndërron jetë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Fierit, teksa një 56-vjeçare ka ndërruar jetë pas një aksidenti në banesën e saj.

Dyshohet se porta prej hekuri e banesës së 56-vjeçares është rrëzuar dhe e ka goditur atë duke i shkaktuar dëmtime të cilave nuk ka mundur t’i mbijetojë.

Sakaq, grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

Njoftimi i policisë:

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 19:10, në fshatin Gjonçaj, dyshohet se është rrëzuar porta prej hekuri e banesës së shtetases U. A., 56 vjeçe dhe ka goditur këtë shtetase, e cila si pasojë e dëmtimeve, ka humbur jetën.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

Të fundit