Flash News

E-TJERA

Portali konservator amerikan jehonë protestës së opozitës: Krijuan bllokada kundër qeverisë

Portali konservator amerikan jehonë protestës së opozitës:

 

Protesta e opozitës në Kuvendin e Shqipëri bëri jehonë në thuajse të gjitha mediat ndërkombëtare.

Së fundmi, ka qenë portali konservator amerikan i cili i ka kushtuar një artikull protestës së opozitës. “Breitbart” shkruan se deputetët opozitarë krijuan bllokada për të penguar votimin e projektbuxhetit nga qeveria.

Ndër të tjera, “Breitbart” citon fjalën e kryedemokratit Sali Berisha kur tha se aksioni i nisur nga opozita nuk do të ketë kthim pas.

“Beteja nuk ka rrugë kthimi. Qëllimi ynë është të sjellim pluralizmin në parlament”, deklaroi Berisha.

Portali amerikan nënvizon faktin se PS ka bërë përpjekje për të mbytur zërin e opozitës.

“Kryeministri aktual i Shqipërisë, Edi Rama vjen nga Partia Socialiste. Lideri i Partisë Demokratike të opozitës është 79-vjeçari Sali Berisha, presidenti i parë i Shqipërisë pas rënies së Bashkimit Sovjetik dhe kryeministër që nga viti 2005 deri në vitin 2013,” shkruan portali.

Të fundit