Flash News

E-TJERA

"Porti i Durrësit është drejt shkrirjes për skrap", aktivisti kërkon reagimin urgjent të Sali Berishës

"Porti i Durrësit është drejt shkrirjes për

Aktivisti Ervin Goci ka denoncuar se Porti i Durrësit është drejt çmontimit ose shkrirjes për skrap, siç e konsideron ai. Ky reagim vjen mbi një lajm, ku thuhet se Porti i Durrësit do të çmontohet dhe një kompani private nga Dubai do të ndërtojë aty një port jahtesh si dhe mijëra apartamente, të cilat më pas do të shiten në treg duke sjellë fitime për të.

Ndërkohë qytetarët shqiptarë do të detyrohen të paguajnë qindra milionë euro për ndërtimin e portit të ri, në zonën e Porto Romanos. Nisur nga ky lajm, Goci kërkon të mbahet një qëndrim i prerë.

Duke njohur vendimin për shkarkimin e Bashës, aktivisti i drejtohet Komisionit të Rithemelimit të PD, të cilit i kërkon të shprehet kundrejt kësaj çështjeje. Goci nënvizon se Porti i Durrësit është prioritet kombëtar, ndërsa axhenda për riorganizmin e partisë pret.

Ai shton se duhen organizuar protesta për rrëzimin e qeverisë Rama. Duke shprehur besimin se do marrë reagimin e Sali Berishës dhe mbështetësve të tij, Goci thekson se qëndrimi duhet të jetë i menjëhershëm.

"Porti i Durresit eshte drejt shkrirjes per skrap, me shkrirjen e Portit, shkrihet dhe nje prej organeve me vitale te ekonomise shqiptare, per te mos folur per humbjen e nje logjistike me rendesi rajonale, dhe nje atentat ndaj sigurise kombetare.

Komiteti per Rithemelimin e Partise Demokratike, si i vetmi organ me i larte zyrtar i opozites shqiptare, duhet te mbaje nje qendrim te prere kunder qe tani, pavaresisht se akoma Partia nuk ka nje kryetar", shkruan ndër të tjera Goci.

 

Të fundit